Gjermani, fundi i parakohshëm i bllokimit mund të shkaktojë “valë të dytë” të virusit

Mos i humb

Lars Schaade, nënkryetar i Insitutit Robert Koch, në një konferencë për media tha se suksesi relativ i Gjermanisë në luftën kundër koronavirusit nuk do të mundej pa masat e vendosura në kohë të bllokimit.

“Ne duhet ta mbajmë atë në atë mënyrë. Ne nuk mund të lejojmë të jemi të pakujdesshëm tani”, tha Schaade në përgjigje të thirrjeve për përfundimin e masave të bllokimit kundër koronavirusit.

Schaade paralajmëroi se nxitimi në heqjen e kufizimeve mund të çojë në një rritje të shpejtë të rasteve të reja me COVID-19, duke mbingarkuar sistemin shëndetësor dhe duke shkaktuar shumë viktima.

“Ne e kemi parë këtë në vendet e tjera. Ne kemi para se sa shpejtë mund të ndodh kjo”, tha ai.

Sipas autoriteteve shëndetësore gjermane, numri i vdekjeve nga koronavirusi në Gjermani ka arritur në 5.575, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve pothuajse në 154 mijë.

Instituti Robert Koch ka raportuar se pothuajse 107 mijë pacientë janë shëruar nga virusi deri më tani.

Gjermania renditet në vendin e pestë në botë me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara me COVID-19, pas SHBA-ve, Spanjës, Italisë dhe Francës. Por, numri i vdekjeve në Gjermani mbetet shumë më i ulët se në vendet e tjera të goditura fort nga ky virus.

Qeveria e koalicionit e kancelares Angela Merkel këtë javë pjesërisht zbuti masat e rrepta të bllokimit, duke lejuar hapjen e dyqaneve të vogla.

Por, Merkel po ashtu paralajmëroi kundër vetëkënaqësisë dhe u bëri thirrje qytetarëve që të ndjekin masat e distancimit shoqëror për të parandaluar një valë të re të infeksionit.

Duke filluar nga e hëna, pjesëmarrësve të publikut në dyqane dhe transport publik do t’u kërkohet të mbulojnë hundën dhe gojën me një maskë.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëdnetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur pandemi globale.

Sipas të dhënave nga Universiteti “Johns Hopkins” me qendër në SHBA, numri i të infektuarve nga COVID-19 ka tejkaluar shifrën 2.7 milionë, me rreth 191 mijë të vdekur dhe rreth 745 mijë të shëruar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit