Në Holandë, në 24 orët e fundit regjistrohen 112 vdekje të reja, duke e rritur në 4.289 numrin gjithsej të vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19).
Sipas të dhënave të përditësuara nga Instituti Kombëtar Holandez për Shëndetin Publik dhe Mjedisin (RIVM) me 606 raste të reja në 24 orët e fundit në Holandë rritet në 36.535 numri i rasteve, ndërsa me 112 vdekje rritet në 4.289 numri i vdekjeve nga COVID-19.
Ndërkohë numri i personave nën trajtim në spitalet në vend me një rritje prej 123 personash në 24 orët e fundit arrin në 10.281.


