GJERMANI – Greva në tre aeroporte paralizon trafikun ajror

Mos i humb

Trafiku ajror do të ndërpritet sërish të enjten në Gjermani për shkak të kërkesës për grevë të personelit të sigurisë në aeroportet e Dyserdolfit, Këln-Bon dhe Shtutgartit, njoftoi sot sindikata kryesore e këtij sektori.

Greva, me kërkesë të sindikatës ”Verdi” do të nisë nesër në orën 03:00 (02:00 GMT) dhe do të vijojë deri në 00:00 (23:00 GMT).

Greva e parë e paralajmëruar u zhvillua të hënën në mëngjes në dy aeroportet e kryeqytetit gjerman, ”Tegel” dhe ”Schönefeld”, gjë që çoi në anulimin e rreth 50 fluturimeve.

Shkalla e paralizimit të trafikut ajror që pritet të shkaktojë kjo grevë e dytë nuk dihet ende.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit