GJERMANI – Më shumë se 320 000 aplikime për azil në vitin 2023

Mos i humb

Më shumë persona aplikuan për azil në Gjermani vitin e kaluar se sa në çdo vit tjetër që nga viti 2016-a, sipas statistikave vjetore të publikuara nga Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF).

Rreth 329 000 persona aplikuan për azil në Gjermani për herë të parë nga fillimi i janarit deri në fund të dhjetorit, që ishte rreth 50% më shumë se një vit më parë.

Pothuajse 23 000 nga këto aplikime për herë të parë ishin për fëmijët nën moshën një vjeç të lindur në Gjermani.

Shumica e njerëzve që kërkuan azil vitin e kaluar erdhën nga Siria, Turqia dhe Afganistani.

Përafërsisht një milion refugjatëve të luftës nga Ukraina, që gjetën strehim në Gjermani që nga shkurti i vitit 2022, nuk iu desh të aplikonin për azil, por morën mbrojtje të përkohshme të menjëhershme në bazë të një direktive të BE-së.

Në vitin 2016, numri i kërkesave për azil kishte arritur kulmin me 722 370 kërkesa.

Në vitin 2022, 217 774 persona aplikuan për azil në Gjermani për herë të parë, që ishte pothuajse 47% më shumë se një vit më parë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit