Gjermani, një person me veturë përplaset në selinë e SPD-së

Mos i humb

Policia gjermane njoftoi sot se një person 58-vjeçar tentoi të vritet në mbrëmjen mes të dielës dhe të hënës duke hyrë me veturë në selinë e Partisë Socialdemokratike (SPD) në qendër të Berlinit.

Policia njoftoi se gjatë përplasjes shpërtheu zjarr i cili shpejt u shua me ndihmë të sistemit për fikjen e zjarrit.

Personi në fjalë mori lëndime në kokë dhe është transferuar në spital, ndërsa incidenti nuk ka shkaktuar të lënduar të tjerë.

Autoritetet kanë filluar hetim për të vërtetuar pse personi zgjodhi selinë e SPD-së.

Ai më parë kishte lënë një bombol me benzinë edhe para selisë së Unionit Demokristian të kancelares gjermane Angela Merkel, e cila është në koalicion qeveritar me SPD-në./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit