Turqia mori në dorëzim institucionet arsimore të FETO-s në Çad

Mos i humb

Fondacioni shtetëror turk për arsim Maarif ka marrë në dorëzim shkollat e organizatës terroriste FETO në Çad, përpara vizitës zyrtare të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në këtë vend.

Fondacioni turk Maarif mori këto institucione në pajtim me protokollin e nënshkruar mes qeverive të Turqisë dhe Çadit. Në mesin e këtyre institucioneve gjenden çerdhe, tre shkolla fillore, dy të mesme dhe një konvikt.

Këto institucione do të vazhdojnë të punojnë me administrator dhe mësues të dërguar nga Maarif. Gjatë fjalimit të tij, ambasadori turk në Çad, Erdal Sabri Ergen, falënderoi krerët e Fondacionit Maarif. “Këto shkolla do të kontribuojnë shumë për sistemin arsimor të Çadit”, theksoi ai.

Duke folur për AA, ministri i Arsimit i Çadit, Ahmad Khazali Acyl, deklaroi se ky transferim i shkollave është një hap i rëndësishëm mes dy vendeve.

Dje, presidenti turk, Erdoğan, para vizitës së tij tre ditore në Sudan, Çad dhe Tunizi, në Ankara deklaroi se Turqia është e vendosur të pastrojë Afrikën nga FETO.

Duke thënë se FETO ka mashtruar popullin përmes arsimit të rremë dhe shërbimeve për ndihmë, Erdoğan shtoi se “Shumë vende afrikane, menjëherë pas tentimit për grusht shteti, deportuan anëtarët e FETO-s dhe i transferuan shkollat nën udhëheqje të Fondacionit turk Maarif”.

Sipas Ministrisë turke të Arsimit, Fondacioni Maarif më parë mori kontrollin mbi një numër të madh të shkollave paraprakisht të kryesuara nga FETO në mbarë botën, duke përfshirë 32 në Afrikë.

Organizata terroriste FETO dhe lideri i saj Fetulla Gylen qëndrojnë prapa tentimit të dështuar për grusht shteti më 15 korrik të vitit 2016, ku ranë dëshmorë 250 persona, ndërsa pothuajse 2.200 u plagosën./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit