Gjermani, policia paralajmëron përkrahësit e PKK-së

Mos i humb

Policia e Berlinit ka njoftuar se nëse në protestat e 1 Majit shpalosen simbolet e organizatës terroriste PKK, atëherë do të nisin proceset ligjore ndaj përgjegjësve.

Në një deklaratë nga Drejtoria Policore e Berlinit thuhet se janë të vërteta disa lajme të mediave se nga pjesëmarrësit e protestës, e cila do të organizohet nën emrin “Protesta Revolucionare e 1 Majit”, kërkohet që të mos shpalosin simbole të organizatës terroriste dhe se do të ndiqen rastet e tilla të cilat sipas Ligjit për Shoqata paraqesin vepër penale.

Në deklaratë thuhet se rastet e tilla të veprave penale filmohen nga Policia e Berlinit dhe se fajtorët do të dokumentohen më pas në mënyrë që të mund të dënohen.

Më tej theksohet se policia ka vepruar në një kohë të përshtatshme nga aspekti taktik për këtë çështje dhe se në këtë mënyrë do të përpiqet të mos pengohet organizimi i protestave në mënyrë paqësore.

Në Gjermani shpalosja e simboleve të organizatës terroriste e cila është e ndaluar që nga viti 1993, hyn në kuadër të veprës penale./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit