Gjermani, prokuroria sërish kërkon paraburgim për Puigdemont

Mos i humb

Prokuroria gjermane ka parashtruar kërkesë të re që ish-lideri katalanas Carles Puigdemont të paraburgoset deri në shqiptimin e aktvendimit mbi ekstradimin e tij në Spanjë.

Gjykata në Gjermaninë veriore lejoi që Puigdemont të dalë në liri menjëherë pasi u arrestua më 25 mars të këtij viti me kërkesë të Spanjës.

Prokuroria në Schleswig të premten njoftoi se beson se ekziston rreziku i arratisjes së Puigdemont gjatë procesit të ekstradimit në Spanjë. Nga prokuroria, po ashtu, theksuan se do të vazhdojnë të ushtrojë presion që Puigdemont të ekstradohet për shkak të akuzave për rebelim dhe keqpërdorim të mjeteve financiare.

Zyra e prokurorit publik ka parashtruar kërkesë me të cilën kërkon ekstradimin e ish-liderit katalanas, ku ka konstatuar se kërkesa e Spanjës për t’ia dorëzuar ish-liderin katalanas, është e pranueshme.

“Materiali i dorëzuar nga autoritetet spanjolle nuk është i paqëndrueshëm, përkundrazi dëshmon qartë se përleshjet e dhunshme në ditën e zgjedhjeve në Katalonjë, mund t’i atribuohen (edhe) personit të kërkuar”, thanë prokurorët në një deklaratë me shkrim.

Ata pohuan se veprimet e Puigdemontit në atë kohë, paraqisnin shkelje serioze të paqes publike, e cila gjithashtu është një krim sipas ligjit gjerman.

Policia gjermane e arrestoi Puigdemont më 25 mars pasi në këtë vend hyri nga Danimarka.

Arrestimi është bërë në bazë të urdhër arrestit evropian të shpallur nga Spanja, e cila kërkon t’i ekstradohet Puigdemont nën akuzat për rebelim dhe shpërdorimin e mjeteve publike gjatë zbatimit të referendumit antikushtetues vitin e kaluar për pavarësinë e Katalonjës.

Gjykata gjermane më 6 prill e liroi me paralajmërimin se ekstradimi nuk mund të kryhet për akuzat për rebelim.

Nga ana tjetër, prokurori shtetëror në Schleswig sot në mëngjes tha se autoritetet spanjolle dorëzuan informacione të reja sipas të cilave Puigdemont mund t’u ekstradohet organeve spanjolle.

Prokurori i kërkoi gjykatës kthimin e Puigdemont në paraburgim, ndërsa gjykata të njëjtin e hodhi poshtë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit