Gjermani, shpërthim para zyrës së partisë djathtiste AfD

Mos i humb

Një shpërthim në qytetin lindor gjerman para zyrës së partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD), i cili dëmtoi dritaret dhe dyert në ndërtesë, u dënua nga një zyrtar rajonal i partisë së krahut të majtë. Nga shpërthimi nuk pati të lënduar.

Policia njoftoi se të enjten në mbrëmje një substancë e panjohur shpërtheu përpara zyrës në Doebeln të Saksonisë, para selisë së partisë e cila hyri në Bundestag në vitin 2017. Autoritetet janë duke kryer hetime mbi motivet e shpërthimit.

Martin Dulig, zëvendës guvernator i Saksonisë, nga Partia Social Demokratike sot deklaroi se nuk ka justifikim për atë që ka ndodhur, duke shtuar se sulmi i ndihmon AfD-së dhe dëmton demokracinë. Në Saksoni në shtator të këtij viti do mbahen zgjedhjet rajonale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit