“Gjermania duhet të ndërmarrë hapat e nevojshëm kundër racizmit”

Mos i humb

Kryetari i Parlamentit turk, Mustafa Şentop i bëri thirrje Gjermanisë të ndërmarrë hapat e nevojshëm kundër sulmeve terroriste raciste në vend, (AA).

“Ne po e ndjekim me shqetësim ngritjen e organizatave raciste në Gjermani”, u tha Şentop gazetarëve në parlament.

Ai tha se Gjermania duhet t’i japë prioritet luftës kundër racizmit në vend.

Vërejtjet e Şentop erdhën pasi një ekstremist gjerman i së djathtës ekstreme të mërkurën mbrëma vrau të paktën 9 persona në qytetin perëndimor Hanau, afër Frankfurtit.

Autori i krimit, i cili kishte në shënjestër migrantët në dy kafene, është identifikuar nga forcat e sigurisë si 43-vjeçari Tobias R., raportoi e përditshmja gjermane “Bild”.

Dyshohet se në mesin e viktimave janë edhe disa qytetarë turq, ndonëse kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Hanau ndodhet rreth 20 kilometra në lindje të Frankfurtit dhe ka një popullsi prej afër 100 mijë banorësh.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit