Gjermania nuk është dakord me thirrjen e Komisionit Evropian (KE) drejtuar të gjitha vendeve evropiane për të pranuar fëmijët azilantë në Greqi.
Ulrike Demmer, zëdhënësi i Qeverisë gjermane në deklaratën që bëri në lidhje me këtë çështje në brifingun javor për mediat tha:
“Jemi në kërkim të një zgjidhjeje evropiane për të ardhmen e kësaj çështjeje. Vetëm se ne nuk mund ta bëjmë vetëm këtë”, duke lënë të kuptohet se Gjermania nuk e mbështet thirrjen.
Zëdhënësi gjithashtu u ankua se nga 5.276 fëmijë azilantë 3 mijë nuk ishin marrë dhe vendosur ende në ndonjë kamp, duke e cilësuar situatën si shumë dramatike.