Gjermania merr presidencën e radhës të KS-OKB-së

Mos i humb

New York
Gjermania ka marrë përsipër presidencën e muajit prill të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB).

Anëtari i përkohshëm i KS-OKB me 15 anëtarë, Gjermania, për herë të parë mori vendim që të bashkëkryesojnë me anëtarin e përhershëm Francën, për të mbrojtur rendin shumëkombësh kundër kritikave të qeverisë së presidentit amerikan, Donald Trump, drejtuar sistemit ndërkombëtar.

Gjermania dhe Franca kishin bashkëkryesuar edhe në muajin e kaluar kur kjo e fundit kishte marrë përsipër presidencën e radhës, ndërsa këtë muaj përsëri do të bashkëveprojnë nën udhëheqjen e Gjermanisë.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas dhe homologu i tij francez, Jean-Yves Le Drian, në deklaratën për gazetarët në selinë e OKB-së, duke dhanë mesazhin për mbrojtjen e rendit botëror.

Gjermania e cila 6 herë mori detyrë në KS-OKB, kërkon reformë në këshill dhe anëtarësim të përhershëm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit