“Gjermania nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj për Kudsin”

Mos i humb

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert tha se nuk ka ndryshuar qëndrimi i qeverisë federale dhe shteteve tjera të Bashkimit Europian (BE) lidhur me statusin e Kudsit dhe se mbështesin procesin e zgjidhjes me dy shtete në Lindjen e Mesme.

Në një konferencë për media të organizuar në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, Seibert lidhur me pyetjen se si e ka pritur qeveria germane deklaratën e presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan për zhvendosjen e ambasadës turke në Kudsin Lindor, u përgjigj se shtetet e BE-së nuk kanë ndryshuar mendimet dhe qëndrimin lidhur me statusin e Kudsit.

“Ne e morëm parasysh këtë por qëndrimi i qeverisë federale lidhur me statusin e Kudsit nuk ka ndryshuar dhe këtë e kanë miratuar edhe një herë 28 shtete anëtare të BE-së”, tha ai.

Duke rikujtuar se kancelarja gjermane Angela Merkel ka kritikuar deklaratën e presidentit të SHBA-ve Donald Trump lidhur me Kudsin, zëdhënësit Seibert iu parashtrua pyetja “nëse Merkel do ta kritikojë edhe Erdogan-in për këtë çështje”. Ai u përgjigj se “Ne e shprehëm qëndrimin tonë. Këtu mund të shihet një sinjal i qartë”.

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Maria Adebahr, e cila ishte prezente në konferencën për media tha se me njohjen e Kudsit Lindor si kryeqytet të shtetit të Palestinës, presidenti Erdogan dhe shtetet arabe kanë marrë një vendim ndryshe prej tyre.

“BE-ja dhe ne kemi një qëndrim më ndryshe për këtë çështje. Ne mund të flasim për këtë në kuadër të marrëdhënieve tona aktuale por nuk është e befasueshme që Erdogan dhe bota arabe kanë një qëndrim më ndryshe”, tha ajo.

Duke u përgjigjur në pyetjen “nëse do ti vështirësojë edhe më tej marrëdhëniet turko-gjermane deklarata e Erdogan-it?”, Adebahr u përgjigj se “Dihen marrëdhëniet aktuale me Turqinë dhe nuk do të flasë më shumë për deklaratat e Erdogan-it”.

Ndërsa lidhur me pyetjen se a do ta zhvendosë Gjermania ambasadës e saj, Adebahr tha se nuk kanë ndonjë mendim të tillë. “Ne nuk e zhvendosim ambasadën tonë. Qëndrimi ynë për këtë çështje është i qartë. Për këtë arsye do të mbetet ashtu siç është”, tha Adebahr.

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel tha se është i kënaqur me vendimin për lirimin e shtetases gjermane, Meshale Tolu, të arrestuar në Turqi.

Gabriel në një deklaratë me shkrim tha se “Ky nuk është vetëm një lajm i mirë por edhe një lehtësim i madh. Besoj që unë personalisht dhe e gjithë Gjermania jemi të kënaqur me vendimin e gjykatës. Sigurisht që procesi gjyqësor nuk ka përfunduar ende por me këtë është ndërmarrë një hap i madh”./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit