Gjermania për negociatatat, Kirchbaum: Vendimi për Shqipërinë, jo vetëm në bazë të raportit

Mos i humb

 

 

Raportprogresi i Komisionit Europian mbi ecurinë e vendeve te Ballkanit Perëndimor, u prit me entuziasëm në Shqipëri e Maqedoni, dy shtetet për të cilat u rekomandua nisja e negociatave.

 Por reagimet nga Bundestagu gjerman janë më të rezervuara. Pas një takimi të martën në Berlin me liderin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Kryetari i Komisionit parlamentar për çështjet e Bashkimit Europian, Gunther Krichbaum, i tha DW (shqip) se rekomandimi i komisionit nuk do të jetë dokumenti i vetëm që do të merret parasysh para se Bundestagu të miratojë hapjen e negociatave.

Perspektiva e Shqipërisë në BE është realiste, është shprehur ai. Shqipëria është kandidate, por ne do ta lexojmë me vëmendje raportin e progresit. Sepse nuk mjafton vetëm rekomandimi i Komisionit të BE-së për çeljen e kapitujve të anëtarësimit. Ne si Komision i Europës, por edhe unë personalisht dua të konsultoj edhe raportet e tjera për të marr këtë vendim, si për shembull raportin e Transparency International, raportin e World Bank dhe raporte të tjera ndërkombëtare. Ne, si grup parlamentar i CDU-CSU, kemi formuluar në nëntorin e parvjetshëm pika shumë të qarta, dhe tani duam të dimë se sa janë plotësuar ato. Do të krahasojmë se sa ka ndryshuar situata nga nëntori i vitit 2016 deri në prill 2018 dhe vetëm nëse vërejmë se ka pasur përmirësime thelbësore, do të miratojmë hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Zyrtari lartë shton se mesazhi është i njëjtë për të gjithë. Duhen implementuar reformat, sepse ato nuk realizohen për t’i bërë Berlinit një favor, por për ta çuar përpara vendin.

Ndaj unë pres në këtë drejtim një luftim më të vendosur të korrupsionit, të krimit të organizuar, sigurisht nevojiten edhe reformat ekonomike, kështu që ka ende shumë punë, përfundon kreu i grupit më të madh në Parlamentin gjerman.

 

 

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit