Gjermania shton kontrollet kufitare për shkak të sulmit në Strasburg

Mos i humb

Ministria e Punëve të Brendshme e Gjermanisë bën të ditur se është forcuar kontrolli i kufirit pas sulmit të së martës në mbrëmje në Strasburg, por se në vend nuk është ngritur niveli i rrezikut nga sulmet.

Zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme, Eleonore Petermann, tha se nuk ka arsye për t’i mbajtur njerëzit larg tregjeve të Krishtlindjeve në Gjermani. Ajo tha se Tregu i Krishtlindjeve në Berlin ishte objekt i sulmit dy vjet më parë.

Petermann dhe Ministria e Drejtësisë kanë thënë se autoritetet gjermane nuk kanë informacion për lidhjet mes sulmuesit të dyshuar, i cili më parë ishte në burg në Gjermani për grabitje dhe DEASH-it.

I dyshuari u dënua në Gjermani në vitin 2016, ndërsa një vit më vonë u deportua në Francë. Megjithatë, Petermann theksoi se liria e tij e lëvizjes në Bashkimin Evropian i ishte është pamundësuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit