“Gjermania të ekstradojë të dyshuarin kryesor në tentativën për grusht shteti”

Mos i humb

Turqia i ka kërkuar Gjermanisë të ekstradojë ish-kolonelin Ilhami Polat, njërin nga figurat kryesore të tentimit të dështuar për grusht shteti në korrik të vitit 2016, njoftuan sot zyrtarët.

Polat, i cili akuzohet se ka organizuar tentativën për grusht shtet në Shkollën Ushtarake të Këmbësorisë në Ankara, u largua në Greqi pas dështimit të grusht shtetit, ndërsa më vonë erdhi në Gjermani dhe aplikoi për azlil.

Një zyrtar i lartë turk, i cili foli në kushte anonimiteti, për AA tha se Turqia formalisht i ka kërkuar Gjermanisë ekstradimin e Polatit për t’u përballur me akuzat për tentimin për të rrëzuar qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike.

Gruaja e ish-kolonelit, Suzan Polat, në vitin 2017 u tha prokurorëve se burri i saj mori pjesë në përpjekjen e grusht shtetit nën urdhrat e Fetullah Gülen-it, udhëheqësi i organizatës terroriste Fetullah (FETO).

Grusht shteti i dështuar, i orkestruar nga FETO dhe nga lideri i saj me seli në SHBA, Fetullah Gülen, martirizoi 251 persona dhe plagosi rreth 2.200 të tjerë.

Turqia thotë se grupi terrorist gjithashtu qëndron prapa fushatës së gjatë të përmbysjes së shtetit përmes infiltrimit në institucionet e Turqisë, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit