“Gjimnazistët në harresë”, denoncimi i PD: 4 muaj pas përfundimit të afatit, shkolla ‘Besnik Sykja’ ende e pa rikonstruktuar

Mos i humb

Partia Demokratike ka bërë një denoncim në lidhje me rikonstruksionin e shkollës “Besnik Sykja”, ku pohon se kanë kaluar 4 muaj nga afati që ishte përcaktuar për të përfunduar punimet.

Në një dalje për mediat, deputetja Ina Zhupa tha se gjimnazistët janë lënë në harresë.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Deklarata e Zhupes

Viti i ri shkollor nuk nisi normalisht për nxënësit dhe mësuesit e shkollës “Besnik Sykja” në Tiranë.

Kjo është një nga shkollat e shumta, të cilat Parti Demokratike i ka denoncuar me fakte dhe prova këto ditë se si nuk po zhvillohet mësimi normalisht dhe se si nuk janë plotësuar standardet, afatet, detyrimet kontraktore që ka Ministria e Arsimit, Bashkia Tiranë, por i gjithë shteti shqiptar në lidhje me shkollimin dhe arsimimin e fëmijëve, nxënësve, gjimnazistëve të kryeqytetit.

Mbrapa meje ndodhet tabela e punimeve për rikonstruksionin e shkollës “Besnik Sykja”.

Nga vetë tabela, nga ajo që thotë vetë Bashkia Tiranë, por edhe kontraktori, kjo kontratë e punimeve duhet të kishte përfunduar në datën 04.05.2022. Ne ndodhemi në shtator të vitit 2022 dhe është shumë larg i të quajturit i përfunduar.

Përkundrazi oborri i kësaj shkolle është plotë me inerte dhe e largët duket data në të cilën do të mund të kthehen gjimnazistët për të kryer shkollën e tyre në godinën e Besnik Sykjes.

Kjo është një harresë, kjo është një indiferencë, kjo është një mos përgjegjshmëri e institucioneve shtetërore për detyrat që kanë për t’ju ofruar shërbimin mësimor gjimnazistëve dhe mësuesve të shkollës “Besnik Sykja”.

Ata sot e zhvillojnë shkollën me turne, duke shkuar në një shkollë tjetër në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”.

Në mënyrë të tillë ne kemi shkaktuar, Ministria e Arsimi, Bashkia Tiranë ka shkaktuar një kauzë në sistemin arsimor duke bërë që shumë shkolla të Tiranës vetëm nga indiferenca dhe papërgjegjshmëria e tyre të kryejnë mësimin me 2 apo me 3 turne.

Ky është sistemi arsimor që kemi sot, fjalët e propagandës që flasin për digjitalizim, për ndërkombëtarizim, për shkolla me teknologji të fundit janë jashtëzakonisht shumë larg realitetit të këtyre shkollave të shembura dhe të mësimit me turne që zhvillohet në shkollat e kryeqytetit.
Arsimi është në rrezik, shqiptarët janë në rrezik dhe zgjedhin çdo ditë e më shumë të largohen nga vendi.

Faleminderit!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit