Gjirokastër/ Sekuestrohen mbi 2 mijë fara kanabisi, arrestohet babë e bir. Detajet e operacionit

Mos i humb

Policia e Gjirokastrës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “GREEN SEED”, si rezultat i të cilit janë sekuestruar 2075 fara të dyshuara si e bimës narkotike cannabis sativa, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sattiva, 1 armë gjahu, fishekë, 1 automjet dhe 4 aparate celulare.

Kështu në pranga kanë rënë babë e bir, si dhe është proceduar penalisht një shtetas tjetër.

“Të arrestuarit janë: F. Sh., 57 vjeç dhe S. Sh., 26 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Çepunë, Gjirokastër. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi E. K., 25 vjeç, banues në Gjirokastër, pasagjer në mjet”, njoftoi policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Suzuki”, më të cilin dy të rinjtë po lëviznin në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, u gjet një sasi lënde narkotike.

Në vijim të kontrollit të ushtruar në banesat e dy shtetasve të arrestuar janë gjetur: një armë gjahu pa lejen përkatëse, fara të dyshuara si e bimës narkotike cannabis sativa, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një sasi fishekësh.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total 2075 fara të dyshuara si e bimës narkotike cannabis sativa, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë gjahu, një sasi fishekësh, 1 automjet dhe 4 aparate celulare.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit