Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë bërë një tjetër lëvizje pasi SPAK i refuzoi lejen e kërkuar për të shkuar në seancat plenare të Kuvendit, avokatët ankimojnë vendimin.
Mësohet se avokatët kanë ankimuar vendimin e GJKKO-së.
Ankimimi u dorëzua nga avokati Sokol Mëngjesi. Ai këmbëngul që Berisha të lejohet që të shkojë në Kuvend, për të përmbushur detyrimet si deputet.
Kujtojmë se kryedemokratin ndodhet në “arrest shtëpie”. SPAK akuzon Berishën se ka konsumuar veprën penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.


