GJKKO shtyn seancën për kërkesën e Berishës

Mos i humb

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë për në datën 8 shkurt seancën në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ndodhet në “arrest shtëpie” dhe që ka kërkuar nga togat e zeza lejë për të marrë pjesë në seancat kuvendore, si deputet i Kuvendit.

Gjyqtarja Irena Gjoka e shtyu seancën me argumentin se fletëthirrjen që sot do të zhvillohej seancë gjyqësore e ka firmosur Argita (Berisha) Malltezi dhe jo vetë ish-kryeministri. Për avokatin mbrojtës të Berishës, Genc Gjokutaj, ky është një argument që nuk qëndron.

“Gjykata nuk e konsideroi të njoftuar dhe e shtyn seancën. Shtyrja është për të vonuar gjykimin e kësaj kërkese. I vetmi qëllim është djegia e mandatit të Berishës. U shty për më datën 8 shkurt. Të shohim se çfarë marifeti tjetër do nxjerrë gjykata. Sot me firmë dhe me dijeni e konsideron të panjoftuar Berishën”, tha avokati.

“Gjykata nuk e konsideron Berishën si të njoftuar dhe vendosi shtyrje të seancës. Qëllimi është djegia e mandatit të deputetit””, tha Gjokutaj.

“Sot dorëzuam kërkesën për herë të katërt për përjashtimin e Irena Gjokës”, tha më tej Gjokutaj.

Më 19 janar, SPAK refuzoi kërkesën e Berishës për të shkuar në seancat plenare. Prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në “arrest shtëpie”, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK. Berisha është nën hetim nga SPAK, pasi akuzohet për veprën penale të korrupsionit, në procedurat e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, duke favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit