Gjobat në faturën e OSHEE-së, Meta: Akti Normativ i qeverisë anti-ligjor, qytetarët po shantazhohen

Mos i humb

Presidenti i Republikës Ilir Meta në një deklaratë por mediat këtë të hënë tha se çdo lloj mase që merret për arsye shëndetësore e çertifikuar nga ekspertët e shëndetit, në kuadër të parandalimit të përhapjes së Covid-19, është e mirëpritur, por përmbajtja e aktit të qeverisë për gjobitjen e qytetarëve është maskaradë, sepse është shkelja e të drejtave të njeriut.

Sipas kreut të shtetit misioni i OSHEE, është të furnizojë  me energji elektrike në mënyrë të pandërprerë qytetarët shqiptarë, dhe jo ti gjobisë ata, apo t’ja u ndërpresë energjinë, sepse nuk kanë paguar gjobën për mosmbajtjen e maskave.

“Çdo lloj mase që merret për arsye shëndetësore e çertifikuar nga ekspertët është e mirëpritur,  por përmbajtja e aktit për gjobitjen e qytetarëve është maskaradë, sepse shkel në mënyrë flagrante të drejtat e qytetarëve, sepse e shndërron OSHEE në një kompani që ka për detyrë furnizimin me energji, në një instrument policor dhe ndoshta edhe elektoral, që ekzekuton në mënyrë të paligjshme gjoba.

Nuk është zgjidhje që në fund të muajit, kur të mos kenë mundësinë të paguajnë faturat, qytetarët të shantazhohen. OSHEE ka për mision të furnizojë me energji elektrike në mënyrë të pandërprerë.

OSHEE nuk mund të ndërpresë energjinë elektrike për mosmbajtjen e maskës. Akti i qeverisë në tre fjali tërësisht të paqarta, e të mjegullta, shkon shumë më tej në qëllimet e tij dashakeqe. Synon që përmes ndëshkimeve administrative, ti bëjë me precedentë penal qytetarët shqiptarë, duke i detyruar të përfundojnë përpara dyerve të Gjykatave dhe Prokurorive”, tha Presidenti.

LIVE – Komunikimi i përjavshëm me gazetarët

Gepostet von Ilir Meta am Montag, 19. Oktober 2020
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit