Zani Çaushi i ‘blinduar’ nga Policia mbërrin në Gjykatën e Korçës, shtyhet seanca për të përllogaritur vitet e dënimit

Mos i humb

Ish-kreu i bandës së Vlorës më 1997, Myrteza Zani Çaushi është paraqitur sot në Gjykatën e Korçës nën masa të rrepta sigurie.

Seanca për të përllogaritur vitet e dënimit që ka vuajtur deri më sot Zani Çaushi prej ditës së parë në burg u shty pasi mungonte përfaqësuesi i IEVP Drenovë. Gjyqtari Ervin Sulan prokurori Genti Stoja dhe avokati i Zani Çaushit, Arben Lena ishin të pranishëm duke që do paraqisnin kërkesat e tyre për prova.

Në fakt, Çaushi ka kërkuar të lirohet nga burgu dy herë këtë vit. Njëherë për shkak se pretendonte se ka kryer 25 vite burg dhe është rehabilituar duke shtuar faktin se ishte dhe familjar. Ai kërkoi lirim me kusht por u tërhoq. Më pas ngriti tezën se duhet t’i njihen vitet në paraburgim  dhe duhet të lirohet.

Zani Çaushi është i dënuar me burgim të përjetshëm teksa vuan dënimin në burgun e Drenovës në Korçë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit