Gjonaj në Gjirokastër: Nis regjistrimi fillestar i tokës; Shpronësimet për rrugën Kardhiq-Delvinë

Mos i humb

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj u ka bërë të ditur banorëve të fshatrave Fushë Bardhë dhe Zhulat në qarkun e Gjirokastrës, se tokat e të cilëve do të preken nga ndërtimi i rrugës Kardhiq- Delvinë, do të shpronësohen.

Gjatë një takimi të zhvilluar në kuadër të turit të llogaridhënies “Puna për Shqipërinë që duam” në Njësinë Administrative Cepo, ministrja Gjonaj ka deklaruar se javën e ardhshme do të nisë regjistrimi fillestar i tokës në fshatrat Fushë Bardhë dhe Zhulat duke bërë kështu të mundur që ata të përfitojnë dëmshpërblimet si rrjedhim i ndërtimit të rrugës Kardhiq – Delvinë që do të kalojë nga pronat e tyre.

“Për fshatrat Fushë Bardhë dhe Zhulat, të cilat nuk kanë regjistrim fillestar, ose ashtu siç shpesh herë e kemi dëgjuar në zhargonin e përditshëm, nuk ndodhen në hartë, ne do ta marrim përsipër për ta filluar regjistrimin sa më shpejt dhe për ta përfunduar të paktën brenda një viti, me qëllim që edhe kur të fillojnë shpronësimet për efekt të rrugës Kardhiq – Delvinë ato toka të jenë njëherë e mirë të zgjidhura për sa i përket titullit të pronësisë”, është shprehur ministrja Gjonaj./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit