Gjuriç, padi për policinë. I dëbuari: Do të rikthehem në Kosovë

Mos i humb

Shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriç paralajmëron së shpejti rikthimin në Kosovë.

Duke u mbështetur në burime të ekzekutivit serb, e përditshmja e Beogradit “Danas” thotë se, vizita mund të ndodhë përpara 20 prillit, data kur serbët e Kosovës paralajmëruan themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Hyrja e Gjuriçit në vend, pa lejen e autoriteteve kosovare, u bë shkas për arrestimin e dëbimin me forcë të tij, lëvizje kjo që u pasua me daljen e Listës Serbe nga koalicioni qeveritar.

Mësohet se kjo e fundit ka ngritur edhe një kallëzim penal ndaj Policisë së Kosovës, për shkak të aksionit të së hënës në Mitrovicë.

Zëvendësministri i Brendshëm i dorëhequr, Milan Radojeviç tha se, padia ishte një prej konkluzioneve të takimit të përfaqësuesve të 10 komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar sot në Kuvend pas fjalimit të njërit prej deputetëve serbë lidhur me këtë aksion të policisë, të cilin e quajti brutal. “Nuk mund të hysh në Kosovë pa leje dhe të mos marrësh përgjegjësi për këtë veprim”, u shpreh Veseli. “Ky është një shtet sovran, – shtoi ai, – dhe ne kështu do të veprojmë”.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit