Gjuriç thotë, nuk do të ketë gjë nga rundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi

Mos i humb

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, deklaroi sot se nuk pret asgjë nga rundi i ardhshëm i dialogut midis Beogradit e Prishtinës në Bruksel.

“Ata nuk janë të gatshëm as për kompromis, as për dialog dhe s’ka arsye të pres diçka të veçantë”, citon RTS Gjuriçin.

Ai ka shtuar se Vuçiç mbrëmë ka biseduar me përfaqësuesit e BE-së dhe atyre u ka thënë se nëse qëndrimet e Prishtinës janë “ashtu siç thonë Thaçi, Hoxhaj e të tjerët”, atëherë nuk ka pse të bisedohet në këtë mënyrë.

Për datën 24 qershor është paralajmëruar takimi i presidentëve Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiç, ndërsa para këtij të premten e të shtunën do të duhej të mbahet edhe një rund i bisedimeve teknike midis delegacioneve të Prishtinës e të Beogradit.

Gjuriç ka thënë se dëshiron që tema të Brukselit të jenë zbatimi i Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe dhe të bisedohet për ardhmërinë dhe si të ndërtohet paqja dhe marrëdhëniet më të mira.

Sipas tij, ata që mendojnë se me presione mund ta sjellin Serbinë në pozitë me të dobët, nuk do t’ia dalin.

Gjuriç tha se deklaratat e Azem Vllasit janë sulme të porositura mbi palën serbe.

Vllasi thotë se gjurmët e vrasjes së Oliver Ivanoviçit çojnë kah Beogradi, ndërsa ata bëjnë hetimet dhe asgjë nuk kanë zbuluar dhe do ta fajësojë Serbinë, i përkthyer do të thotë se për këtë dëshiron ta fajësojë edhe Rusinë. Bëhet fjalë për njerëz që kontrollojnë hetimet dhe që s’kanë dhënë kurrfarë rezultatesh, ndërsa para negociatave duan të bëjnë presion mbi Serbinë”, thotë Gjuriç. Duke komentuar deklaratën e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacollit, se Liberia nuk e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, Gjuriq citohet të ketë thënë se pala kosovare është mësuar “të mashtrojë opinionin dhe të shmang të vërtetën”.

“Pacolli pohon se ka biseduar me Qeverinë e Liberisë, ndonëse ministri i saj para kamerave ka thënë se Liberia e ka tërhequr njohjen”, ka shtuar Gjuriç./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit