Gjykata britanike refuzon kërkesën mbi lirimin me kusht për Julian Assange

Mos i humb

Gjykata në Londër ka refuzuar kërkesën nga avokatët e themeluesit të Wikileaks, Julian Assange, për ta liruar atë me kusht, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vendimi vjen pasi Gjykata Penale Qendrore refuzoi kërkesën e SHBA-ve për ekstradimin e Assange për shkak të shqetësimeve mbi shëndetin mendor të tij.

SHBA akuzon Assange për spiunazh pasi Wikileaks publikoi qindra mijëra faqe dokumentesh qeveritare, posta elektronike dhe komunikime të tjera, përfshirë krime të luftës së trupave amerikane në Afganistan dhe Irak në vitet 2010 dhe 2011.

Prokurorët argumentuan se Assange ndihmoi analisten e fushës së mbrojtjes, Chelsea Manning, por themeluesi 49-vjeçar i Wikileaks mohoi akuzat.

Ai u largua nga godina e ambasadës së Ekuadorit në Londër në vitin 2019, ku u strehua për mbi shtatë vite.

Policia britanike tha se ai u arrestua për shkak se nuk respektoi kushtet e lirimit me kusht në vitin 2012.

Më vonë, ai u shpall fajtor për thyerjen e kushteve të lirimit me kusht në vitin 2012 pasi nuk u dorëzua në shërbimet e sigurisë nga Gjykata e Magjistratës në Westminster dhe i dha një dënim me burg 50-javor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit