Gjykata dënon me burgim të përjetshëm vrasësin e Drita Saliajt

Mos i humb

Gjykata ka dënuar me burg përjetë E Zotajn, autorin e vrasjes së Drita Saliajt në Mallakastër.

Tripa gjykuese ka dënuar po ahstu me nga 17 dhe 14 vite burgim dy personat e përfshirë në vrasje, S Shehaj dhe L Saliaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 13 janar të vitit 2020.

Ngjarja 

Ngjarja e rëndë e Mallakastrës, ku djali i kunatit vetëm 16 vjeç bashkë me dy të tjerë vranë Drita Saliajn në fshatin Gjerbës të Mallakastrës  tronditi opinionin publik.

Sipas hetimeve, E Zotaj 26 vjeç, L Saliaj 16 vjeç dhe S Shehaj 16 vjeç kanë kryer krimin, pasi kanë shkuar në banesën e Drita Saliajt për të blerë hashash.

Në dëshmitë e mbledhura nga prokuroria, thuhet se pasi janë prishur për pazaret e drogës, 26 vjeçari Zotaj ka përdhuar 51 vjecaren, e më pas të tre bashkë e kanë mbytur me shall dhe e kanë transportuar me makinë në rezervuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit