Gjykata e Posaçme zbardh vendimin për Llallën/ I hapet rrugë rekursit në Gjykatën e Lartë

Mos i humb

Gjykata e Posaçme e Apelit ka zbardhur vendimin ndaj ish kryeprokurorit Adriatik Llalla, i dënuar me 2 vite burg.

Zbardhja e vendimit i hap rrugë edhe rekursit në Gjykatën e Lartë.

Sipas Apelit të Posaçëm ish kryeprokurori Llalla, u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode.

Më konkretisht ai akuzohet se nuk ka deklaruar një shumë prej rreth 7000$ për lindjen e djalit të tij, shpenzimet për ndërtimin e katit të tretë te banesës si dhe shkollimin e vajzës së tij në Gjermani.

Gjithashtu ndaj ish kryeprokurorit gjykata vendosi edhe konfiskimin e pasurisë. Më konkretisht bëhet fjale për një apartament në Durrës dhe rreth 22 mijë m2 tokë arë ne periferi të Tiranës.

Në vendimin e saj Apeli i GJKKO-së, thotë se ish kryeprokurori për 5 vite nuk duhet te ushtrojë asnjë funksion publik.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit