Lumenjtë e pastrimit

Mos i humb

Lumenjtë e pastrimit

Ibnul Kajim ka thënë: “Gjynahqarët, në këtë botë kanë tre lumenj të mëdhenj me të cilët pastrohen, por nëse nuk arrin të pastrohet prej tyre, do të pastrohen në lumin e Xhehenemit në Ditën e Kiametit:

1️⃣ Lumi i pendimit të sinqertë.

2️⃣ Lumi i veprave të mira i cili i përfshin të gjitha gjynahet që e rrethojnë.

3️⃣ dhe lumi i fatkeqësive shlyerëse të gjynaheve.

Nëse Zoti dëshiron të mirën për robin e Tij, e fut atë në njërin prej këtyre tre lumenjve, në mënyrë që Ditën e Kijametit të jetë i mirë dhe i pastër, duke mos patur nevojë të shkojë në lumin e katërt.
[Madarixh el-Salikijn (1/ 796)].

Zoti ynë! Na fal gjynahet dhe na pastro prej tyre, që kur të takojmë të jemi të mirë e të pastërt!

Bledar Tefik Haxhiu

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit