Gjykata Europiane e Drejtësisë të zgjidhë mosmarrëveshjet e BE-së me Zvicrën?

Mos i humb

Brukseli ka propozuar t’i japë Gjykatës Europiane të Drejtësisë një rol të madh në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare të BE-së me Zvicrën, në një masë që mund të shërbejë si një plan për një marrëveshje Brexit, pavarësisht mosbesimit të shumë politikanëve në Mbretërinë e Bashkuar.

Dy diplomatë të BE-së thanë për “Financial Times” se komisioni paraqiti një qasje të re këtë muaj për të menaxhuar marrëdhëniet me Zvicrën. Ajo do të ngrejë një kolegj arbitrazhi prej tre personash për të zgjidhur mosmarrëveshjet, me kusht që çështjet që lidhen me ligjin e BE-së i janë referuar GJED-së.

Kjo do t’i jepte gjykatës më të lartë të BE-së fjalën e fundit në interpretimin e pjesëve të mëdha të partneritetit tregtar.

Iniciativa e BE-së synon të zgjidhë një bllokim me Zvicrën lidhur me përpjekjet për të rënë dakord për një “kornizë institucionale” të re për marrëdhëniet tregtare të dy ekonomive, që qeveriset nga mbi 100 akordime dypalëshe. BE-ja ka qenë prej kohësh “e inatosur” nga mungesa e mekanizmave të zbatimit për të siguruar që Zvicra, jo anëtare, të respektojë pjesët e së drejtës së BE-së që përsëriten në marrëveshjet dypalëshe.

Iniciativa e komisionit – e cila ende nuk është pranuar nga zviceranët – gjithashtu është duke u parë nga Londra.

Zvicra, sikurse Britania e Madhe, është rezistente ndaj ndonjë marrëveshjeje që do t’u jepte gjykatësve të GJED-së kompetenca të gjera për të zgjidhur mosmarrëveshjet./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit