Gjykata greke burgos një turk për kalimin “gabimisht” të kufirit

Mos i humb

Një gjykatë greke ka dënuar një punonjës të bashkisë turke për kalimin “gabimisht” të kufirit grek përgjatë provincës perëndimore Edirne të Turqisë.

Ushtarët grekë arrestuan 38-vjeçarin Musa Alerik, me akuzën e kalimit ilegal të kufirit. Ai u paraqit sot para gjykatës në lagjen Orestiada të krahinës verilindore greke Evros.

Mediat lokale raportuan se gjykata dha një afat burgimi pesë mujor mbi Alerik dhe poashtu e gjobiti atë me 1.500 euro. Mediat theksuan se dënimi i tij me burg u pezullua për tre vjet.

Gjykata poashtu urdhëroi konfiskimin e makinës të përdorur nga Alerik në kohën e arrestimit të tij pasi që nuk ishte në gjendje të tregonte dokumente që mund të vërtetonin pronësinë e makinës.

Pas vendimit të gjykatës, filloi procedura e deportimit të shtetasit turk.

Në dëshminë e tij, Alerik i tha gjykatës se kishte kaluar në anën greke me vetëm një metër për shkak të një gabimi dhe përderisa ai po përpiqej të kthehej u arrestua nga ushtarët grekë. /Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit