Gjykata izraelite vazhdon kohëzgjatjen e arrestit të shtetases turke

Mos i humb

Gjykata izraelite ka shtuar kohëzgjatjen e arrestit të shtetases turke 27 vjeçare Ebru Ozkan, e arrestuar në aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv nga ana e policisë më 11 qershor, njoftoi avokati i saj.

Avokati Omer Hamayse tha për Agjensinë Anadolli gjykata ka shtuar kohëzgjatjen e arrestit deri më 1 korrik. Ai njoftoi se në seancën e mbajtur në Gjykatën Ushtarake Ofer të martën, Ozkan është ankuar para trupit gjykues për tallje me Turqinë nga ana e zyrtarëve izraelitë që e kanë marrë në pyetje.

Hamayse tha se në seancë kanë refuzuar akuzat e policisë izraelite, e cila e akuzon Ozkanin si “kërcënim për sigurinë e shtetit izraelit dhe e dyshuar për lidhje me organizata terroriste”.

Ai shtoi se në seancë kanë marrë pjesë edhe zyrtarë të Ambasadës së Turqisë në Tel Aviv.

Ozkan ishte arrestuar nga ana e policisë izraelitë më 11 qershor në Aeroportin Ben Gurion gjatë kthimit në Stamboll, pas një vizite treditore në Kuds./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit