Gjykata Kushtetuese rrëzon Kuvendin: Për tubimet nuk kërkohet leje por njoftohet!

Mos i humb

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar nenin 262 të Kodit Penal për protestat në Republikën e Shqipërisë. Kjo gjykatë kërkon korrigjimin e këtij neni duke shtuar se organizatorët e protestave nuk duhet të marrin leje në Polici për të zhvilluar tubimet, por vetëm të bëjnë një njoftim mbi orën, vendin dhe mënyrën sesi do të zhvillohet tubimi.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 04.05.2021 mori në shqyrtim në seancë plenare, mbi bazë dokumentesh, çështjen me kërkues Gjykatën e Apelit Shkodër, me objekt: “Shfuqizimi i togfjalëshit “pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta” në paragrafin e parë të nenit 262 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, si i papajtueshëm me nenet 17, pika 1 dhe 47 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”.

Në përfundim të shqyrtimit Gjykata Kushtetuese

VENDOSI:

1. Pranimin e kërkesës.
2. Shfuqizimin e shprehjes “pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta” në paragrafin e parë të nenit 262 të Kodit Penal.
3. Detyrimin e Kuvendit të plotësojë normën ligjore nga data e shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese deri në hyrjen në fuqi të tij.
4. Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi 6 muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar

Ky vendim që hyn në fuqi, rrëzon poshtë të gjitha ndalimet që janë bërë në protestat e Astirit, Teatrit dhe kauzave të tjera, që janë cilësuar nga autoritetet si të paligjshme duke dërguar prapa hekurave dhjetra protestues.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit