Gjykata e Apelit Administrativ ju dha të drejtë 27 banorëve të Tropojës dhe Margegajt që kundërshtojnë një vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit për ndërtimin e hidrocentralit Dragobia.
Më herët, banorët jo vetëm kanë kundërshtuar gjyqësisht, por ata kanë protestuar në mbrojtje të Valbonës.
Banorët i humbën dy beteja në shkallën e parë administrative, fillimisht në pretendimin e tyre ku kërkohej pavlefshmëri e kontratatës për dy hidrocentralet Dragobia dhe Cerem.
Në atë kohë, gjykata e shkallës së parë konsideroi të ligjshëm ndërtimin e HEC-eve duke mbështetur punimet. Ndërsa Gjykata e Apelit urdhëron pezullimin e punimeve për hidrocentralin në komunën Margegaj derisa të ketë një vendim përfundimtar.
Top Channel


