Rusia reagon për samitin Trump-Kim

Mos i humb

 

Zëvendës ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Ryabkov, tha se e shohin si pozitiv samitin mes presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, por shton që “Djalli është i fshehur në detaje”.

Ryabkov në një deklaratë për agjencinë e lajmeve TASS, e vlerësoi si pozitiv takimin Kim-Trump.

“Nuk është e mundur që të mos jemi të kënaqur nga ky hap në drejtim të së ardhmes, mirëpo djalli është i fshehur në detaje”, tha Ryabkov.

Sipas tij Rusia po shpreson që për një zgjidhje konkrete në Gadishullin Korean do të rikërkohet përsëri formati i negociatave prej gjashtë vendesh, nga Koreja e Veriut dhe e Jugut, Rusia, Kina, Japonia dhe SHBA-të.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit