Gjykata rrëzon kërkesën e mjekut Edvin Priftit, nuk i kthen eurot e sekuestruara

Mos i humb

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e mjekut Edvin Prifti për rikthimin e parave të sekuestruara.

Në 13 shkurt të këtij viti, ish-shefi i kardiologjisë në QSUT ra në pranga pas një hetimi të SPAK.

Prifti, aktuzohet se i mori ryshfet kryesekretares së Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën.

Gjatë kontrollit në banesë dhe në zyrë, atij iu gjetën 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë.

Vetë mjeku Edvin Prifti ka pretenduar se pasuria e tij buron nga pronat e trashëguara nga e shoqja, nga paga e tij në punën si mjek por edhe nga seminaret dhe aktivitetet ndërkombëtare ku ka marrë pjesë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit