Avokati Genci Gjokutaj, në një deklaratë për gazetarët, u shpreh se për vënien në dispozicion të dokumenteve i është kërkuar pagesë.

Prokuroria ka kërkuar zgjatje të hetimeve me 3 muaj, deri në 2 tetor.

“Kolegu ka ardhur në Gjykatë dhe i kanë vënë kusht që dokumentet merren nëpërmjet pagesës.

Është praktika e zotit Beqaj që i janë dhënë aktet edhe pa pagesë. Ne i kemi të nevojshme. Gjykata ka gabuar, bën atë që thotë SPAK”, u shpreh ai.