Gjykim me dyer të mbyllura për 16-vjeçaren palestineze

Mos i humb

Siç raportojnë mediat lokale, një gjykatës ushtarak izraelit ka urdhëruar një seancë dëgjimore me dyer të mbyllura për 16 vjeçaren palestineze, Ahed al-Tamimi.

Al-Tamimi u shfaq para gjykatës ushtarake izraelite Ofer, në perëndim të qytetit të Ramallahut në Bregun Perëndimor, me akuza për sulm ndaj forcave të sigurisë.

Sipas babait Basem al-Tamimi, adoleshentja e sfiduar në pranga, ka shfaqur shenjën e fitores kur hyri në sallën e gjyqit. “Gjykata vendosi të shtyjë gjykimin e Ahed-it deri më 11 mars”, tha al-Tamimi për AA.

Sipas të përditshmes, Yediot Aharonot, gjyqtari që mbikëqyrte gjykimin e al-Tamimit ka urdhëruar që të mbahen të gjitha procedurat pas dyerve të mbyllura.

Gjykatësi argumentoi se gjykimi me dyer të mbyllura kishte për qëllim “mbrojtjen e të miturës”.

Forcat izraelite arrestuan së pari al-Tamimin më 19 dhjetor në një bastisje gjatë natës të kryer në fshatin Nabi Saleh të Bregut Perëndimor me dyshimin se sulmuan ushtarët izraelitë.

Në vitin 2012, Bashkia Başakşehir e Stambollit nderoi al-Tamimin me çmimin prestigjioz për kurajo Hanzala për mposhtjen e ushtarëve izraelitë të cilët sapo kishin arrestuar vëllain e saj.

Sipas shifrave palestineze, mbi 6.400 palestinezë mbahen në burgjet izraelite, përfshirë 300 fëmijë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit