Gjyli inspekton ecurinë e punimeve në kantierin e lotit 4 të Unazës së jashtme të Tiranës

Mos i humb

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli inspektoi nga afër ecurinë e punimeve në kantierin e lotit 4 të Unazës së jashtme Tiranë, ku puna po ecën me ritme të mira.

Sipas njoftimit të ARRSH-së, deri tani kanë përfunduar 300 pilotat e themeleve të pilave nga U1 deri në U15. Janë betonuar themelet e pilave U1; U6; U7; U8; U10; U11 dhe ka përfunduar betonimi i 4 kolonave të pilave.

Gjithashtu jane realizuar punime gërmimi në trup të rrugës kryesore në progresivat 0+490-0+530.

Ndërkohë që po punohet në rrugët dytësore pjesë e këtij projekti.

ARRSH njofton se, vazhdon puna me përgatitjen e zgarave metalike të kolonave dhe themeleve të pilave.

Përfundimi i plotë i Unazës së Madhe të Tiranës, një segment prej 27 kilometrash të gjatë, do të lidhë kryeqytetin me gjitha rrugët dalëse kombëtare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit