Gjysmëhëna e Kuqe Turke edhe këtë vit në ndihmë të sirianëve

Mos i humb

Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë nuk ka braktisur as në vitin 2017 nevojtarët e Sirisë së përfshirë nga lufta civile, duke dërguar në këtë shtet rreth shtatë mijë automjete me ndihma humanitare brenda vitit, përfshirë ushqime, barna, veshmbathje dhe mjete për strehim.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke, e cila përpiqet të plotësojë nevojat si të sirianëve të strehuar në Turqi, ashtu edhe të atyre matanë kufirit, ka vazhduar ndihmat në vitin 2017 pandërprerë.

Hakan Sarı, drejtues i Operacioneve për Ndihmat Kufitare të kësaj organizate, thotë se që nga shpërthimi i luftës civile në vitin 2011 janë përpjekur të jenë pranë nevojtarëve si në Turqi, ashtu edhe në Siri.

“Gjysmëhëna e Kuqe Turke i vazhdon punimet për plotësimin e nevojave me gjithë forcën e saj. Këtë vit u përpoqëm aq sa mundemi të arrijmë të njerëzit në rajonin e Operacionit Mburoja e Eufratit dhe në Idlib”, tha Sarı.

Në gusht të vitit 2016, forcat e armatosura turke nisën Operacionin Mburoja e Eufratit në veri të Sirisë, duke synuar mënjanimin e rrezikut të kanosur nga organizatat terroriste dhe rritjen e sigurisë kufitare. Operacioni përfundoi në mars të këtij viti.

“Ne dërguam në Siri rreth shtatë mijë automjete me ndihma humanitare të tubuara në Turqi dhe jashtë vendit. Brenda këtyre ndihmave kishte ushqime, mjete higjienike, ushqime për fëmijë, barna, mjete mjekësore dhe shkollore dhe materiale të ndryshme humanitare”, njoftoi Sarı, duke theksuar edhe shpërndarjen e kurbanëve gjatë Bajramit dhe iftarët në muajin e Ramazanit.

“Kemi shpërndarë iftare për 10.700 familje në ditë”, shtoi ai.

– Aktivitete të veçanta për stinën e dimrit

Sarı bëri të ditur se vazhdon mbështetja për 12 jetimore dhe pesë kampe në rajonin e Idlibit, ku ai tha se kanë realizuar projekte të veçanta.

Duke theksuar se muajt e dimrit kanë vështirësuar jetën në kampe, Sarı tha se 700 mijë persona jetojnë në 400 kampe me tenda.

Ai nënvizoi se në këto rajone njerëzit kanë mungesë të energjisë elektrike prej një kohe të gjatë dhe se Gjysmëhëna e Kuqe Turke është përkujdesur për ngrohjen e njerëzve në muajt e dimrit.

“Rishtazi shpërndamë pesë mijë soba për nevojtarët. Këto soba përputhen me kushtet e Sirisë, pra, punojnë me gaz ose mazot. Në të njëjtën kohë, është duke vazhduar shpërndarja e shtretërve, batanijeve dhe pallto. Prioritet i yni janë qytetet tenda dhe jetimoret, kurse më pas nevojtarët që jetojnë në qytete”, tha Sari./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit