Goditet grup kriminal i trafikut të drogës në Tiranë, 4 të arrestuar

Mos i humb

Në orët e para të mëngjesit të sotëm policia ka ndërmarrë një aksion blic në zonën e autostradës Tiranë-Durrës, duke goditur një grup që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike, kokainë.

Të arrestuarit janë: Elton Tafa, Egzon Murataj, Mhill Boja dhe Gerrard (Ervin) Kaçi. I ndaluari Tafa rezulton të ketë precedentë penal për armëmbajtje pa leje dhe vjedhje të makinave.

Arrestimi i tyre është kryer në një nga banesat që ishin në pronësi të shtetasit Elton Tafa.

Policia ndërkohë akoma nuk ka dalëende me një komunikatë për këtë dhe se të ndaluarit po merren në pyetje në komisariati numër 6 të kryeqytetit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit