Goditet organizata mafioze e trafikimit të emigrantëve të paligjshëm/ Me dokumente false drejt Londrës, arrestohen katër shqiptarë në Spanjë

Mos i humb

Katër shqiptarë kanë rënë në pranga, pasi tentuan të udhëtonin drejt Londrës, nga aeroporti i Lavacolla në Santiago në Spanjë. Shqiptarët ishin të pajisur me dokumente të falsifikuara.

Mediat e huaja shkruajnë se operacioni kundër rrjeteve ndërkombëtare të emigracionit të paligjshëm synon të forcojë hyrjet dhe daljet e zonës Shengen. Ndërkohë hetimet e nga Policia tregojnë se rrjetet e emigracionit të paligjshëm përdorin kryesisht aeroportet europiane, për të kaluar në mënyrë të parregullt shtetas nga vendet lindore dhe ish-republikat sovjetike në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë.

Organizata mafioze siguron dokumentet e nevojshëm për të kryer udhëtimet, si edhe biletat  dhe gjithashtu udhëzon emigrantët për procedurat që duhet të kryejnë pasi të mbërrijnë në destinacionin përfundimtar.

Në këtë rast, ekspertiza e agjentëve të Brigadës së Emigracionit dhe Kufijve të komisariatit të Santiagos bëri që ata të vërenin parregullsi në dokumentet e siguruara nga udhëtarët, ndaj u proceduan me arrestimin e tyre dhe vendosjen e tyre në dispozicion të Gjykatës Hetimore të Santiagos për falsifikim.

Kontrolli më i madh që po bëhet në aeroportin Lavacolla bëri që vitin e kaluar të arrestoheshin gjithsej trembëdhjetë persona me pasaporta të falsifikuara, njëmbëdhjetë prej tyre me kombësi shqiptare, një palestinez dhe një tjetër nga Gjeorgjia.

Të gjithë ata ishin të destinuar për në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit