Gogu: Institucionet e pavarura, kontribut në progresin e integrimit europian

Mos i humb

Nënkryetari i Këshillit Kombëtar për Integrimin, Toni Gogu nënvizoi sot rëndësinë e kontributit të drejtuesve të institucioneve të pavarura për të thelluar e forcuar progresin e Shqipërisë në integrimin europian.

Në fjalën e mbajtur në mbledhjen e këtij komisioni ku të ftuar janë drejtues të institucioneve të pavarura të drejtësisë, Gogu u shpreh se integrimi europian është një vullnet i palëkundur.

“Mund të ketë edhe qasje që për ne si shumicë parlamentare nuk janë qasjet e duhura, si trajtimi i integrimit europian si një asimilim ku ne humbasim çdo vlerë tonën shoqërore kombëtare dhe fillojmë sillemi si ekspertë të integrimit, por edhe ta trajtojmë integrimin si tribalizëm politik ku të ruajmë ‘fisin’ tonë politik nga ajo që të gjithë e kemi pritur, që është drejtësia”, tha ai.

Sipas Gogut, integrimi presupozon që ne sjellim më shumë se sa marrim në BE.

“Të tilla janë çdo përpjekje institucionale, qoftë të parlamentit të Shqipërisë apo institucioneve ligjzbatuese. Integrimin e prekim në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, përafrimin e legjislacionit tonë dhe së fundi edhe në dialogun politik”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit