Gonzato: Studentët e Kolegjit të Europës, rol kyç drejt hapave në BE

Mos i humb

Kolegji i Europës në Tiranë mirëpriti zyrtarisht 32 studentët e kampusit.

Në ceremoninë e organizuar për këtë rast, ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato deklaroi se ata janë BE-ja e ardhshme, një BE në të cilën bëjnë pjesë vendet e këtij rajoni.

“Ky brez i larmishëm, që përfaqëson 21 vende evropiane, do të ndihmojë në ndërtimin e urave që na duhen për një Europë më të fortë dhe më të bashkuar”, theksoi ai.

Sipas tij, prania e Kolegjit të Europës në Tiranë është një përpjekje e përbashkët me shtetet anëtare të BE-së dhe autoritetet shqiptare, duke u vënë në dispozicion ambiente dhe duke ofruar bursa studimi për të lejuar studentët me prejardhje të ndryshme të nisin këtë udhëtim mësimor.

“Shumë prej tyre ndoshta do të luajnë një rol kyç në kalimin e vendeve të tyre në hapat përfundimtarë të anëtarësimit në BE. U thashë studentëve që të përqafojnë këtë mundësi unike për të mësuar më shumë për BE-në, për të krijuar një komunitet dhe për të eksploruar Shqipërinë dhe njerëzit e saj të mrekullueshëm, Bashkimi Europian është këtu”, tha ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit