Grabitet banka në Peshkopi, autori me kapuç merr paratë dhe ia mbath

Mos i humb

DIBER- Një filial i institucionit financiar Kredo.al në Peshkopi, është grabitur ditën e sotme. Sipas burimeve zyrtare një person i maskuar me kapuç me një thikë në dorë është futur brenda saj dhe pasi ka marrë një shumë parash është larguar në drejtim të paditur.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Rreth orës 10.00, në një filial banke në qytetin e Peshkopisë, një person i maskuar me kapuç, nën kërcënimin e një mjeti prerës dyshohet se ka marrë një shumë parash dhe është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, po kqyren kamerat e sigurisë dhe po fiksohet çdo provë me qëllim identifikimin e autorit.

Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, për kapjen e autorit”- njofton policia.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit