Prokuroria e Tiranës kërkoi të enjten dënimin me 7 vite burg të ish-përgjegjëses së zyrës së Kadastrës në këshillin e Qarkut të Tiranës Henrieta Hyka.
Përveç falsifikimit të pronësisë së tokave, sikur ishin dhënë me ligjin 7501, falsifikimi kishte arritur deri në atë pikë, sa një sipërfaqeje prej 500 metra katrorë truall, i është shtuar shifra 4 përpara duke e regjistruar truallin si 4500 metra katrorë.
Nëpërmjet këtij falsifikimi, ajo ka pretenduar t’u hyjë në pjesë edhe 5 firmave të ndërtimit që kanë ndërtuar në këtë zonë.
Përveç procesit penal i cili është në fund dhe pret vendimin përfundimtar të gjykatës, Herieta Hyka është paditur civilisht edhe nga 5 firmat ndërtimit, të cilat do të e kërkojnë dëmshpërblim për pengesat që u ka sjellë për të paktën tre vite.
Top Channel