Grenlanda ndalon kërkimin e naftës për shkak të ndryshimit të klimës

Mos i humb

Qeveria e majtë në Grenlandë ka vendosur të pezullojë të gjitha kërkimet e naftës nga ishulli më i madh në botë, duke e quajtur atë një “hap natyror” pasi qeveria e Arktikut “e merr seriozisht krizën e klimës”, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ky është një hap logjik sepse qeveria e merr seriozisht krizën e klimës. Vendimi u mor gjithashtu në interes të natyrës sonë, në interes të peshkimit tonë dhe në mënyrë që të përqendrojmë ekonominë tonë në potenciale reale”, tha qeveria.

Siç theksuan ata, e ardhmja nuk është në naftë, por në energjinë e rinovueshme dhe kanë më shumë fitim në këtë drejtim.

Ngrohja globale do të thotë se tërheqja e akullit mund të zbulojë burime të mundshme të naftës dhe mineraleve që nëse përdoren me sukses, mund të ndryshojnë në mënyrë dramatike pasurinë e territorit gjysmë-autonom të Danimarkës me 57 mijë banorë.

Vendimi i qeverisë në Grenlandë u mor më 24 qershor, por u njoftua të enjten.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së vlerëson se mund të ketë 17.5 miliardë fuçi naftë të pazbuluar dhe 148 trilionë metra kub gaz natyror në Grenlandë, megjithëse vendndodhja e largët dhe moti i thatë kufizuan hulumtimin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit