OBSH thirrje Kinës për më shumë bashkëpunim në hetimin lidhur me origjinën e COVID-19

Mos i humb

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i bëri thirrje Kinës që të bashkëpunojë më shumë në fazën e dytë të hetimit lidhur me origjinën e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të BBC, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një deklaratë i bëri thirrje Kinës për më shumë qasje dhe transparencë.

Ghebreyesus tha se nevojitet qasje tek të dhënat para dhe pas pandemisë së COVID-19 dhe se Kina nuk ka ndarë të dhënat me ekipin hulumtues në fazën e hetimit të parë.

Komiteti i OBSH-së për situatat emergjente ka paralajmëruar se pandemia nuk është duke përfunduar dhe se pritet që në botë të përhapen variante të reja dhe të rrezikshme.

Faza e parë e hetimit të kryer lidhur me origjinën e pandemisë përfundoi në muajin shkurt.

OBSH hyri në Wuhan

Kina e cila më pas kishte refuzuar kërkesat për fillimin e hetimin lidhur me origjinën e virusit, me rritjen e presionit ndërkombëtar lejoi që delegacioni i OBSH-së të kryejë inspektime në Wuhan.

OBSH-ja në qytetin Wuhan të Kinës ku u shfaqën rastet e para të virusit dërgoi një delegacion të përbërë nga shkencëtarë ndërkombëtarë.

Gjatë inspektimit disa anëtarë të delegacionit deklaruan se zyrtarët kinezë u dorëzuan atyre të dhënat e analizave dhe përmbajtjet që kishin përgatitur vetë lidhur me rastet e para por që kishin refuzuar të ndajnë të dhënat e papërpunuara.

Në punimet që filluan në terren më 29 janar, delegacioni kreu inspektime në Institutin e Virologjisë në Wuhan i cili ishte temë e pretendimeve se virusi krahas rasteve të para në tregun e produkteve detare në Wuhan ishte përhapur si pasojë e një aksidenti.

Instituti u formua me qëllimin për të krijuar një arkiv me informacione gjenetike të koronavirusëve të lakuriqëve të natës pas pandemisë së Sindromës Akute të Frymëmarrjes (SARS) në periudhën 2002-2003 dhe ai ishte objekt i akuzave se COVID-19 ishte prodhuar artificialisht në laboratorin këtu dhe se ai doli jashtë gabimisht.

Zyrtarët kinezë mohuan akuzat në fjalë dhe hodhën pretendime të kundërta se COVID-19 është shfaqur në një vend tjetër dhe se në vend ka mbërritur me produktet detare të ngrira që janë importuar.

COVID-19 u shfaq për herë të parë në tregun e ushqimeve në Wuhan

Bota u informua për herë të parë për shfaqjen e COVID-19 më 31 dhjetor 2019, kur Kina informoi OBSH-në për shfaqjen një “sëmundjeje misterioze të frymëmarrjes me origjinë të panjohur” në qytetin Wuhan të rajonit Hubei.

Sëmundja për herë të parë u vërejt tek personat që kishin vizituar tregun ushqimor të produkteve detare në Wuhan ndërsa pacienti i parë u shtrua në spital me 17 nëntor me ankesën për “shqetësim të frymëmarrjes” shkaku i së cilës nuk kuptohej.

Më pas u kuptua se sëmundja që shkaktonte inflamacion të mushkërive është shkaktuar nga forma mutacion e një koronavirusit beta që ndodhet tek lakuriqët, i cili mendohet të jetë shkaktuar nga një koronavirus lloji i të cilit ka qenë i panjohur më parë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit