Greqi, banorët pengojnë strehimin e refugjatëve nëpër hotele

Mos i humb

Banorët e fshatit Vrasna në rajonin Volvi të Greqisë penguan strehimin nëpër hotele të refugjatëve të transferuar në zonat pranë Selanikut për shkak të intensitetit të tepërt në ishujt e Greqisë.

Mbrëmë rreth 400 refugjatë u transferuan për shkak të intensitetit në ishullin Samos për t’u vendosur në fshatin Vrasna në afërsi të Selanikut.

Sipas lajmeve në shtypin lokal mësohet se pronarët e hoteleve në rajon i pranuan fillimisht refugjatët, por se më pas ndryshuan mendim për shkak të presionit dhe kërcënimeve nga popullata lokale.

Në një deklaratë nga Ministria greke e Mbrojtjes së Qytetarëve, lidhur me çështjen u theksua se refugjatët shumica e të cilëve janë sirianë, irakianë dhe afganë do të vendosen nëpër kampet në rajonin Evia në afërsi të Athinës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit