Greqi, kufiri detar, Kotzias: Gati për zgjerimin!

Mos i humb

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias i ftuar në një panel gazetarësh në një emision të televizionit publik ERT, deklaroi se Athina mund të fillojë procesin e zgjerimit të territorit ujor të Greqisë nga 6 deri në 12 milje detare duke filluar nga deti Jon, duke përdorur kështu për herë të parë legjislacionin që rrjedh nga Konventa për të Drejtën e Detit.

“Kam thënë se për kufirin detar, ne do të procedojmë me përcaktimin pjesë, pjesë të kufirit detar grek. Sepse, sipas mendimit tonë, teoria se e gjithë kjo duhet të bëhet ne total, u vërtetua gjatë një dekade që nuk u bë. Në emër të maksimalizmit, nuk bëhet asgjë”, tha Nikos Kotzias, ministri i Jashtëm grek.

Gjithashtu Kotzias i është referuar edhe ligjit të Luftës me Shqipërinë.

“Problemi kryesor qe duhet te zgjidhet pozitivisht është Ligji i Luftës. Pasojat ligjore do të rregullohen me një procedurë të veçantë. Sipas qasjes sime të parë, dekreti me të cilin Greqia i shpalli luftë shqiptarëve, ishte dekret mbretëror. Ekzistojnë dy interpretime ligjore. I pari, me të cilin jam pranë edhe unë sipas një këndvështrimi ligjor, dekreti mbretëror është i barazvlefshëm me një dekret presidencial. Por ka edhe një interpretim të dytë, që sipas meje nuk është edhe kaq i rreptë. Por kërkon debat kur të vijë koha e tij. Ky interpretim thotë që Dekreti Mbretëror ishte në një kohë kur nuk ekzistonte parlamenti dhe për këtë arsye nuk mund të kishte një dekret parlamentar, kështu që tani që ka një parlament, le ta formuloje atë. Por, nuk korrespondon parlamenti me Dekretin Mbretëror, korrespondon me dekretin presidencial”, u shpreh Kotzias.

Gjatë intervistës prej gati 2 orësh, Kotzias ka përmendur gjithashtu faktin se duhet të ndryshojnë pozitivisht marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe grekeve dhe ndaj e ka quajtur përsëri një hap pozitiv nënshkrimin e marrëveshjes për varrezat e ushtarëve grekë në luftën me Italinë, si dhe rindërtimin e kishës së Shën Athanasit në Himarë.

“Shpresoj”, ka thënë ai që 2018 të jetë një vit ku të zgjidhim të gjitha problemet me fqinjët ballkanike dhe me Shqipërinë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit